Në skandalin e ilaçeve janë përfshirë 310 mjekë, farmacistë, Ministria “Beqja”, ISSH dhe 29 shtetarë

534
Skandali i rimbursimit të ilaçeve ka nisur të zbardhet, paçka se kupola e Ministrisë së Shëndetësisë e zhytur në këtë skandal me shefa pronarë farmacisë që rimbursonin 118 ilaçe fiktivisht me receta e pacientë që nuk ekzistonin, kanë bërë dhe po bëjnë përpjekjet maksimale, për ta groposur krimin, me gjoja arrestimin e 1 drejtori rajonal të ISKSH, me gjoja dorëheqjen e 1 Drejtori të Përgjithshëm të ISKSH dhe me arrestimin një administratori të 4 farmacive i cili ka pranuar skemën e rimbursimit fals me receta me vula e firma mjekësh fals, me emra pacientësh fals e farmaci false që nuk ekzistonin as si objekt! Dje, grupi hetimor i këtij krimi gjigand financiar që deri tani është konfirmuar se është 2 herë më i madh se vjedhja në bankën e shtetit, ka publikuar të dhënat e para të zbardhjes së këtij skandali. Sipas grupit hetimor, recetat e lëshuara nga “Mjeku i Familjes” nga disa farmaci, rezultojnë se janë të falsifikuara. Në këtë konkluzion paraprak ka arritur grupi i hetimit në dosjen e skandalit të barnave. Rezultatet e këtij akt-ekspertimi, do të zbardhin dyshimet e plota e të arsyeshme, se skandali i barnave nuk është kryer brenda një viti por prej disa vitesh. Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar prej kohësh këtë skandal-krim, duke informuar publikisht, që krimi i rimbursimit të ilaçeve me receta, vula e firma mjekësh false, nuk është bërë vetëm në 4 farmaci por në 193 farmaci dhe në 9 qarqe të vendit. Këtë realitet po e zbardh dhe po e konfirmon drejtësia.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe ka dërguar për akt-ekspertim 700 receta me ilaçe të rimbursuara nga shteti, të sekuestruara nga policia. Hetimi i skandalit me barnat, ka çuar prokurorët në dyshimet e plota, se këto receta të lëshuara me vulë e firmë nga “Mjeku i Familjes” e të çuara për rimbursim në disa farmaci, janë të falsifikuara. Rezultatet e këtij akt -ekspertimi do të zbardhin dyshimet e arsyeshme se skandali i barnave nuk është kryer brenda një viti por më shumë se kaq. Në këtë hetim prokurorët thanë se do të përfshihen edhe shumë farmaci të tjera brenda Tiranës të cilat mendohet se kanë funksionuar në bazë të një skeme edhe me të sofistikuar. Deri tani prokurorët kanë marrë në pyetje 30 nga 97 mjekë të cilët kanë lëshuar recetat me ilaçe të rimbursuara. E nëse rezulton i saktë ky dyshim edhe vlera e përcaktuar nga auditi i kryeministrisë se dëmi i përllogaritur nga kjo skemë arrin në rreth 1.5 miliardë lekë, do t’i tejkalojë vlerat e tij. Sipas grupit të hetimit, janë vendosur nën akuzë 9 persona, por mendohet se në këtë skemë vjedhjeje janë përfshirë afro 310 persona në të gjithë Shqipërinë, nga të cilët 310 janë mjekë familjeve, zyrtarë të ISKSH, të qendrave spitalore shtetërore, të Ministrisë së Shëndetësisë, të Sigurimeve Shoqërore dhe pronarë e punonjës të bizneseve private farmaceutike. 
—————————————————————–
Ja disa nga sëmundjet e rënda për të cilat është bërë rimbursim me receta false
1.Pacientët me sëmundje të rënda degjenerative nervore dhe muskulore (skleroza multiple), e cila çon drejtë invalidizimit të pacientit. 
2.Raste që vijnë për miratim të vazhdimit të trajtimit në ISKSH, që kanë kaluar periudhën 2/vjeçare të trajtimit, sipas kufizimeve të listës së barnave të rimbursueshme, pra nuk vijnë për herë të parë në skemë 
3.Pacientë të siguruar, me dosjet të filtruara paraprakisht nga DSSH pranë QSUT.
4.Raste të paraqitura për trajtim në Këshillin Administrativ për të cilat ka vendimmarrje të mëparshme të Këshillit Administrativ, pra janë të përsëritura.
5.Kategori pacientësh me probleme të theksuara në aktivitetin fizik të përditshëm, pasi vetë sëmundja nuk i lejon ata që të jenë aktiv. 
6.Pjesa dërmuese e këtyre pacientëve përfitues që trajtohen në mënyrë të përsëritur nga KA, janë në kushtet e pamundësisë reale fizike madje dhe mendore për të rinovuar në mënyrë periodike vjetore sistemin dokumentar të përcaktuar me aktet e sipërcituara.
Sigal