Sigal

Ish-eksperti i ISHP-së Roland Shuperka, deklaron se në Shqipëri numërohen plot 700 mijë përdorues të duhanit. Në një intervistë për Balkanweb me gazetarin Erjon Skëndaj, Shuperka me një eksperincë 25 vjecare pranë ISHP-së, por tashmë ekspert i pavarur, thotë se studimet për duhanprirësit në vend janë abuzive e pa transparencë.

“Në Shqipëri numërohen rreth 700 mijë duhan pirës të cilët konsumojnë mesatarish 19.7 cigare në ditë. Në Shqipëri konsumohet mbi 5 mijë ton duhan në vit. Është produkt i përditshëm. Ndërsa zhdoganimi është shumë i vogël. Zhdoganohen afro 3 mijë ton në vit, ndërsa realisht 2 mijë ton humbasin. Gropa në buxhetin e shtetit është rreth 70 mln euro cdo vit vetëm nga tregtia e pakontrolluar e duhanit. “ u shpreh Shuperka.