Në “sarajet” e kompanisë “Albtecom”, 230 milionë dollarë evazion në 5 vite

554
Kompania e “përkëdhelur” me emrin “Albtelecom”, blerë prej kompanisë turke “Çalik Holding”, për shkak të terrenit përfitues deri me skandale të rënda, të krijuar prej shtetit shqiptar, po vazhdon abuzimet. Se si u shit prej shtetit shqiptar dhe se si u ble “Albtelecom”-i shqiptar për “1 copë bukë” prej kompanisë “Çalik Holding”, kjo histori korrupsioni e pazaresh të pista, dihet e nuk mund të zhduket nga “arkiva” e shtetit shqiptar edhe pse drejtësia nuk po vepron, për të zbardhur këtë zhvatje gjigande të pasurisë kombëtare e strategjike të Shqipërisë! Në “dosjen” ekonomike-financiare të veprimtarisë së kompanisë turke “Çalik Holding”, ka një “mal me zullume”, të cilët vazhdojnë të shtohen e “trashen”, për shkak të “fuqisë” diktuese e nënshtruese, që kjo kompani ka mbi shtetin shqiptar. Sot po ndalemi në 2 fakte, që kanë lidhje me abuzimet dhe informalitetin në shërbimet e “Albtelecom”, që kanë “prodhuar” evazion fiskal në miliona euro në dëm të financave të shtetit shqiptar. Dhe çuditërisht, kjo kompania nuk “preket” nga shteti shqiptar! Kujtojmë, që 14 ditë më parë ka nisur aksioni kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. shteti u ëhstë vërsulur edhe kalamajve që shesin cigare në rrugë. U kërkon kasë fiskale e faturë tatimore edhe lypsarëve të rrugës! Ndërsa nuk troket në “dyert” e bizneseve “VIP”. Një nga 2600 kompanitë “VIP” me veprimtari të plotë informaliteti e evazioni fiskal është edhe “Albtelecom”. Shteti shqiptar, bashkë me shitësit e misrave, prasëve e spinaqit në trotuare, duhet të futet për kontroll edhe në “sarajet” e kompanisë “Albtelecom”, për të zbardhur e goditur informalitetin dhe evazionin fiskal, duke i marrë kësaj kompanie detyrimet taksative që nuk ka paguar si taksa e detyrim të ardhurash, por edhe detyrim veprimtarie import-eksporti, mbasi ka të tillë deri tek “eksporti” dhe “”importi” i impulseve të telefonisë fikse e mobile. Gazeta “Telegraf” u informua dje nga burime brenda Ministrisë së Financave, se 1 muaj më parë, në tavolinën e kryeministrit Edi Rama është çuar një raport “sekret”, sipas të cilit, rezulton se vetëm në 5 vitet e fundit, në aktivitetin e “Albtelecom”, rezultojnë 230 milionë dollarë evazion fiskal, prej abuzimeve deri tek faturat fiktive dhe bilancet e dyfishta të të ardhurave, fitimeve, shitjeve, blerjeve, shpenzimeve e treguesve të tjerë ekonomiko-financiar. Përmendet abuzimi me çmimet e bisedave telefonike, që kryejnë shqiptarët me jashtë shtetit. Çfarë ndodh? Nëse kryen një bisedë telefonike nga Shqipëria me një shtet tjetër, çmimi është 100-110% më i lartë se sa biseda, që një zhvillohet nga jashtë, në Shqipëri, por në bilance shënohet 80% më i ulët se sa u zhvat qytetarëve. Po kështu, abuzohet edhe me numrin e bisedave që kryhen me jashtë, duke deklaruar vetëm 35% të numrit të tyre! Po i njëjti evazion, kryhet edhe me deklarimet e rreme që bëhen me bisedat telefonike brenda vendit dhe me kontratat me shërbime të tjera telefonike private rurale, apo sinjale telefonie shërbimesh të tjera specifike! Në raportin që i ka shkaur kryeministrit Rama, denoncohet fakti i rëndë i evazionit fiskal me të ardhurat nga shitja e shërbimit të internetit, sipas të cilit është zbuluar me “letra”, se “Albtelecom” ka lidhur 221 mijë kontrata interneti, por në bilance ka deklaruar të ardhura vetëm për 49 mijë kontrata!
Sigal