Në moshën 60-vjeçare, ndahet nga jeta gazetari Agron Bala

538
Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjecare, gazetari i Agron Bala. I njohur jo vetëm si gazetar, profesor Bala ka patur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi,pedagog dhe shkrimtar.
Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe janë përgatitur nën kujdesin e gazetarit. Ndër to pëmendim dokumentare për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën etj. Që prej vitit 2006 ishte autor i programit 7X7 në RTSH. Ndërsa përsa i përket krijimtarisë letrare publikoi dhe dy romane.
Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, për degën gjuhë letërsi. Më pas mbaron studimet për gazetari për mos t’ju ndarë botës së televizionit dhe shkrimit. 

Redaksia e Gazetës Telegraf i shpreh ngushëllimet familjes së gazetarit Bala
Sigal