Në kujtim të Profesor Kadri Zhulalit

1376
Sigal

Në momentin që erdhi njoftimi ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Kadri Zhulalit, tek të gjithë kolegët e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës u vu re një hije trishtimi dhe për pak sekonda mbisundoi heshtja.

Eshtë ndarë nga jeta Profesor Kadriu (sepse kështu e thërrisnin të gjithë kolegët, bile edhe moshatarët e tij) njeri prej profesorëve që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e Fakultetit të Ekonomisë, UT.

Profesor Kadriu ishte një nga ata profesor që e meritonte plotësisht këtë emër duke qenë gjithnjë midis atyre që ishin më të spikaturit në zhvillimin mësimor, në kërkimin shkencor, në marrëdhënie me kolegët e stafit akademik dhe ndihmës, në marrdhënie me studentë, pra një figurë e kompletuar nga ana profesionale, nga ana akademike, por mbi të gjitha nga ana njerëzore.

Në se duhet të shkruajm disa rresha për karierën në vite të Prof. Kadri Zhulalit duhet ta fillojmë që në karierën e herëshme të tij, si një nga ata pak njerëz në periudhën e para vitit 1990 që mbaroj me rezultate të shkëlqyera 2 fakultete, fillimisht studjoi në degën e matematikës dhe për të plotësuar njohuritë e veta përfundioi studimet edhe në fakultetin e ekonomisë. Para vitit 1990 ai ka qenë pedagog matematike dhe statistike në fakultetin e Ekonomisë UT dhe në periudhën e fundit edhe përgjegjës i Katedrës së Statistikës.

Mbas vitit 1990 ai ishte ndër nismëtarët e ndryshimeve rënjësore që pësoi fakulteti i ekonomisë UT dhe duke qenë për disa vite edhe dekan i fakultetit dhe përgjegjës i departamentit të Matematikë, Statistikë dhe Informatikë të Zbatuara, ai drejtoi fakultetin dhe departamentin në rrugët e reja, me guxim, me vizion dhe duke kërkuar dhe gjetur edhe bashkëpunimin e të gjithë kolegëve të tij.

Megjithse në moshë jo shumë të re, profesor Kadriu ju bind intuitës dhe vullnetit të tij duke i thelluar njohuritë përmes kualifikimit dhe në vitin 1994 pati mbështetjen e një burse Fulbrght  në San Diego State University.

Mbasi morri një vendim personal për të emigruar familjarisht në SHBA, Profesori punoi në vitet 1996-2008 Adjunct Professor në National University dhe gjithashtu në periudhën 1998-2010 Phoenix House – Councelor.

Profesor Kadri Zhulali ishte një figurë e kompletuar profesionale, jo vetëm për arsye të një bazamenti të fuqishëm të krijuar përmes përfundimit të dy fakulteteve të rëndësishme, matematikë dhe ekonomi, por edhe në saj të një pune të palodhur kërkimore shkencore duke botuar shumë tekste mësimore, artikuj dhe kumtesa shkencore. Me zë pak të ulët por me një spjegim shumë dinjotoz ai hynte tek preferencat e të gjithë studentëve për ta patur mësimdhënës.

Ai mbahet mend nga të gjithë ne ish studentët dhe kolegët e tij si një njeri që nuk bënte kurr kompromis me cilësinë e mësimit dhe me kërkimin shkencor. Prof. Kadriu dallohej jo vetëm për cilësinë e punës së tij, por edhe për vërejtjet e bëra ndaj artikujve të kolegëve dhe këmbënguljet që këto vërejtje të pasqyroheshin në artikujt dhe kumtesat e konferencave ku kolegët merrnin pjesë.

Prof. Kadri Zhulali ishte në drejtues inteligjent  tek i cili ishin bashkuar korektësia në punë, kërkesa e llogarisë dhe toleranca ndaj kolegëve dhe vartësve. Ai dinte të mbante një balancë të shkëlqyer midis këtyre tre elemenëtëve duke u bërë një drejtues i cili kishte mbështetjen dhje admirimin e të gjithë kolegëve dhe studentëve.

Prof. Kadri Zhulali ishte në profesor ku mbizotëronin virtute të tilla sin dërshëmria dhe etika profesionale dhe mbi të gjitha marrdhëniet njerëzore në raporte me kolegët dhe vartësit. Në vizjonin e tij të gjithë kolegët dhe vartësit ishin bashkëpunëtorë dhe asnjeri nuk ishte superior ose vartës. Marrëdhënet e ngrohta njerëzore shkonin shumë larg bile edhe për asistentët, duke i ftuar edhe për vizita në shtëpi ku “gabimisht” përzihej biseda miqësore dhe familjare me bisedat e punës.

Marrdhëniet shkonin deri në atë pikë sa edhe pedagogët e rinj konsideroheshin shpesh si pjesë e familjes edhe nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Në vizjonin e Prof. Kadri Zhulalit gjithnjë duhej kërkuar dhe gjetur mënyra e komunikimit që përmes bashkëpunimit dhe jo përmes ndëshkimit, qëpuna të bëhej sa më mire dhe marrëdhëniet të ishin sa më njerëzore.

Në përfundim të këtyre rreshtave, ne, kolegët që e kemi njohur në vitet e punës në fakultetin e ekonomisë, në këtë moment të largimit nga jeta të profesor Kadri Zhulalit e kujtojmë atë me mirënjohje dhe respekt për vlerat njerëzore, për cilësinë dhe korektësinë në punë, për marrëdhënet e ngrohta dhe trajtimin bashkëpunues të kolegëve dhe për shumë virtyte të tjera që profesori i kishte mjaft të spikatura.

U prehsh në paqe profesori i vlerave të larta Kadri Zhulali

 

Nga kolektivi i Fakultetit Ekonomik