Në Korçë -11°C, vijojnë ngricat në të gjithë Shqipërinë

48
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime në mëngjes, ndërsa gjate ditës kryesisht i kthjellët.

Parashikohet prezencë mjegulle e dendur nëpër lugina si dhe ngrica të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë, me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8m/sek, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 deri 3 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme do jenë dhe ngricat e forta në akse rrugore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -3/6 diell

Kukës -4/3 re diell

Lezhë -1/6 diell

Dibër -10/2 re diell

Durrës -2/8 diell

Tiranë -2/7 diell

Elbasan -2/7 diell

Berat -7/9 diell

Vlorë -2/10 diell

Korçë -12/-2 re diell

Gjirokastër -0/8 diell

Sarandë -1/11 diell.