Në kërkim pasi kishte tentuar të trafikonte drogë nga Porti i Durrësit, arrestohet

483
Sigal

Një 52 vjeç është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia.

Roberto Hamzaraj dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55 kilogramë cannabis sativa.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Kapet një tjetër shtetas i kërkuar, i dyshuar për  veprimtari kriminale  në fushën  e narkotikëve.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,  ka realizuar kapjen e të kërkuarit R.H, 52 vjeç,  banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

52 vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim , mbetur në tentativë.

Më datë 17.08.2019, shtetasi R.H dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.