Ndryshojnë çmimet e tokave, goditen pronarët e vjetër!

912
Sigal

Elbasan/Miratimi i hartës së çmimit, i hap rrugë tregut të bllokuar për tokën

Publikimi këto ditë i hartës së re të çmimit të tokës në Elbasan godet ish-pronarët e vjetër, pasi çmimi i tokave ka pësuar ulje dhe ata do të përfitojnë shumë më pak të holla nga sa mund të merrnin vitin që po mbyllet. Burime për gazetën “Telegraf” nga prefektura konfirmojnë se, “krahas me hartën e çmimit të tokës, është miratuar

dhe harta e vlerës së pyjeve dhe kullotave”. Referuar statistikat zyrtare, në vartësi të vendit, çmimi i tokës ka pësuar nga 15% deri në 25% nga vlera aktuale. “Me hartën e re të çmimeve, çmimi më I lartë është në lagjet “Haxhias”, “11 nëntori” dhe “5 maj”, lagje që janë në apo më afër qendrës së qytetit të Elbasanit. “Është një gjë shumë e mirë kjo, pasi i hap rrugë tregut, por shumë e vonuar. Ka dekada që tokën tonë e gëzojnë të tjerët, e sot që ne mund të merrnim një grimcë kompensim, ulet më tej çmimi për metër katror”,- pohon N. Domi, pinjoll i një familje të njohur në këtë qytet. Më lirë është toka në lagjet periferike”,- shtojnë burimet zyrtare. Çmimet e reja, në këtë mënyrë, kanë penalizuar të gjithë pronarët e vjetër, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet e kohës së komunizmit. Me vendimin e ri, trojet e tyre do të kompensohen me më pak para. Vlera më  e lartë e kompensimit është në zonat kadastrale 85 dhe 25. Kjo zonë përfshin bllokun e lagjeve “Haxhias”, “11 nëndori” dhe “5 maji”. Vlera e një metri katrorë në këtë zonë është 13235 lekë. Ndërkohë në vendin e dytë është zona 8521 ku përfshinë lagjet “Luigj Gurakuqi”, “Kongresi i Elbasanit”, “Beqir Dardha”. Sigurisht që, bëhet fjalë për pjesën qendrore  të këtyre lagjeve dhe jo zonat periferike  pasi disa pjesë të lagjeve  janë në zonat e tjera kadastrale që janë më një kosto të ulët. Publikimi  zyrtar i listës së çmimeve i hap rrugë  ndarjes së fondit të kompensimit për ish-pronarë ve që në qarkun e Elbasanit nuk janë të pakët.