Ndryshimet në Maturën Shtetërore, provimet do monitorohen me kamera; nxënësit kanë të drejtën e rikorrigjimit të testit

147
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka deklaruar se këtë vit do ketë ndryshime drastike sa i përket monitorimit të provimeve të maturës.

Provimet do të zhvillohen në auditore universitetesh, ndërsa do të vëzhgohen me kamera. Masa është marrë për të siguruar miradministrimin e procesit. Sipas ministres, një analizë mbi Maturën Shtetërore nxori në pah fiktivitet të lartë notash në gjimnaze.

“Në gjimnaze ka fiktivitet të lartë notash. Në gjuhë shqipe letërsi dhe matematikë maturantët kanë diferencë tre deri në katër nota mes vlerësimit vjetor dhe provimeve të maturës. Kjo ka dalë në pah nga analiza e maturës shtetërore. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Aurora Balliu tregoi Qarqet më problematike”,- tha Kushi.

Kjo sipas ministres së Arsimit tregon gjithashtu se administrimi i provimeve të maturës ka dështuar.

Për herë të parë këtë vit për maturantët me aftësi ndryshe do të hartohet një test i veçantë. Ndërsa ata që zgjedhin të ndjekin studimet e larta për mjekësi të përgjithshme do të japin dhe një provim shtesë. Nga analiza e maturës rezultoi se lëndët më të pëlqyera janë  Biologjia, Ekonomia dhe Filozofia.

Gjithashtu maturantët do të kenë mundësinë të kërkojnë rikorrigjim të testeve, ndryshe nga vitet e shkuara.