Ndryshimet ligjore të Kodit Penal/ Ambasada Amerikane: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, thelbësore në luftën kundër krimit

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar  lidhur me ndryshimet ligjore te Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Euronews Albania, Ambasada shprehet se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces, teksa thekson se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

Sigal

Ambasada në përgjigjen e saj theksoi se nuk komenton çështjet ligjore që janë në proces. Sipas saj pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, u përgjigj Ambasada Amerikane.