Ndryshime në qeveri, shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit, u denoncua pak muaj më parë nga Rithemelimi

16
Sigal

Ndryshimin në qeveri. Me urdhër të Ramës, është liruar nga detyra Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar Rithemelimi denoncoi publikisht një skandal, se si kompania e familjes së zëvendësministres së Arsimit, Albana Tole kishte marrë një tender publik nga Ministria e Mbrojtjes.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Shkurt 2024:

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI