Ndryshime në organin e akuzës Llalla transferon gjashtë prokurorë

496
Sigal

TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur sot lëvizjen dhe transferimin e 6 prokurorëve në rang vendi me qëllim rritjen e performancës. Me vendim të kryeprokurorit Adriatik Llalla është vendosur transferimi i prokurorit Kujtim Luli në Prokurorinë e Apelit në Durrës.

Ndërsa Prokurorët Bujar Shehi dhe Kudusi Shahu  janë emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Po në Tiranë, por më Prokurorinë e e Shkallës së Parë janëë emëruar prokurorët Bilbil Mete, Kasëm Berberi e Hysen Keta.