Ndotja e ajrit, Shqipëria në hartën e zezë, ja sa persona kanë vdekur

489
Nga viti 2013 deri në vitin 2016 shifrat e vdekshmërisë nga ndotja e ajrit janë rritur ndjeshëm. Kjo raportohet nga Agjencia Europiane e Mjedisit
Ndotja e ajrit është problemi më i madh shëndetësor dhe mjedisor pothuajse i tërë qyteteve të mëdha. Shkelja e vazhdueshme e normave të ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha nuk po shihet me seriozitet nga autoritetet vendore dhe qeveria. Statistikat tregojnë se shifrat e vdekjeve nga ajri i ndotur janë alarmante.Vdekjet nga ndotja e ajrit janë shumë herë më të larta se ato të shkaktuara nga aksidentet rrugore. Raportet tregojnë se pavarësisht shifrave alarmante të vdekjeve nga ndotja e ajrit, njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj aksidenteve rrugore. Ndërkohë që ndotja shkakton dy herë më shumë vdekje. Për vitin 2016 Agjencia Europiane e Mjedisit raporton se në vendin tonë gjetën vdekjen 2120 persona. Problemet kryesore të ndotjes së ajrit në qytete vijnë nga grimcat PM dhe emetimet CO2, (trafiku dhe ndërtimet). Duke thithur këtë ajër të ndotur më e pakta kemi probleme me frymëmarrjen, më tej vazhdojmë me mundësitë e larta të goditjeve në zemër, autizmit, skizofrenisë, deri në çmenduri. Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifrat për ndotjen e ajrit gjatë 2016, në raportin për Cilësinë e Ajrit në Europë. Situata në Shqipëri paraqitet alarmante teksa vitin e kaluar janë shënuar 2,120 vdekje për shkak të përqëndrimit të lartë në ajër të grimcave të dëmshme. Agjensia Europiane këshillon shtimin e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e ndotjes së ajrit nën ato të përcaktuara nga Bashkimi Europian, gjë e cila kërkon angazhim global. Raporti i vitit 2016 për cilësinë e ajrit në Europë nga Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifra të frikshme për vendin tonë sa i përket numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit. Plot 2120 persona humbën jetën gjatë vitit 2016, prej të cilëve 2.010 ishin viktima të përqendrimit të lartë të grimcave të imëta në ajër, 10 të përqendrimit të dioksidit të nitrogjenit dhe 100 nga përqendrimi i ozonit. Krahasuar me vitin 2013, kur numëroheshin 776 të vdekur, kjo shifër thuajse është trefishuar. Situata më alarmante në rajon paraqitet në Serbi, ku gjatë vitit 2016, kanë humbur jetën 10.730 persona për shkak të ndotjes së ajrit. Ndërkohë, Mali i Zi mban rekordin më pozitiv në rajon me vetëm 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit, për vitin që lamë pas. Raporti vëren se cilësia e ajrit në Europë i tejkalon vlerat e përcaktuara nga Bashkimi Europian, një trend që pritet të vijojë deri në vitin 2020, pavarësisht një përmirësimi të vogël përgjatë periudhës 2006-2014. Agjencia Europiane e Mjedisit këshillon shtimin e përpjekjeve për të ulur vlerën e përqendrimit të grimcave të dëmshme nën nivelet e përcaktuara nga vetë Bashkimi Europian. Sipas këtij raporti, politikat efikase për rritjen e cilësisë së ajrit kërkojnë veprim dhe bashkëpunim jo vetëm në nivele rajonale apo kontinentiale, por në nivele globale, të cilat duhet të ndikojnë sidomos mbi sektorët ekonomikë dhe të përfshijnë publikun. Agjencia Europiane e Mjedisit e sheh këtë bashkëpunim si të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të arritur një mbrojtje të kapitalit natyror dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik, social dhe të mirëqenies, pika të cilat janë pjesë e vizionit të Bashkimit Europian për vitin 2050 për jetesën e mirë brenda kufijve të planetit.
Sigal