Ndjekje të rrezikshme 10 km, por vetëm njëri prej 3 shqiptarëve pjesë e një bande arrestohet. Detaje nga operacioni

322
Sigal

Ishte një mbrëmje intensive ajo mes patrullave të policisë dhe hajdutëve. Karabinierët në Torino arritën të arrestonin një shqiptar, ndërsa dy të tjerë bashkëpunëtorë të tij, u larguan.

Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pas grabitjes së një banese në Vallo të Torinos, ndërsa vjedhjet kohët e fundit ishin shtuar në zonë.

Alarmi u dha rreth orës 10 të darkës, kur në sytë e policisë ra një Volkswagen Golf e dyshimtë.

Në vend që të ndalonte, shoferi shtypi në maksimum pedalin e gazit, duke shkaktuar një ndjekje të gjatë dhe të rrezikshme, ndjekje e cila zgjati rreth 10 km.

Në një moment, të tre kriminelët u hodhën nga Golf dhe ikën në mes të fushave. Njëri prej tyre, një punëtor 30-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Torino, u kap menjëherë dhe u arrestua nga karabinierët.

Disa patrulla policore më pas filluan një manovrim masiv në zonë të mbështetje edhe nga një mjet i zjarrfikëse për të ndriçuar.

Për hetuesit, i riu shqiptar që u arrestua rezultoi të ishte një nga anëtarët e bandës, e cila për disa ditë ka kryer vjedhje të shumta në zonë.

në zonën

Karabinierët gjithashtu sekuestruan doreza, një elektrik dore d