Ndiqeshin nga policia, trafikantët hedhin 17 thasë me kanabis në Hidrovorin e Adriatikut

506
Sigal

Policia e Kurbinit ka sekuestruar paraditen e sotme një sasi të madhe droge. Sipas të dhënave paraprake mësohet se 17 thasë me kanabis janë gjetur nga policia në Hidrovorin e Adriatikut pas sinjalizimit nga ana e banorëve të zonës.Dyshohet se thasët u hodhën në Hidrovor nga frika e policisë. Kjo, pasi trafikantët kanë pikasur se ndiqeshin nga policia.Tashmë një grup i policisë së Kurbinit ndodhet në vendin e ngjarje dhe po kryen dokumentimin e plotë të provave dhe procedurat hetimore.