Ndihmoi një person për tu arratisur pas plagosjes me armë zjarri, në pranga 18-vjeçari në Durrës (DETAJET)

164
Sigal

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

S. K., 18 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.07.2021, i ka caktuar masën me “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ky shtetas, më datë 10.07.2021, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka ndihmuar shtetasin L. K., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi ky i fundit ka plagosur me armë zjarri një shtetas.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.