Ndëshkim për mësuesit pedofilë

491
Sigal

Trondisin prindërit e të miturës: Mësuesi e kyçte në klasë dhe e zhvishte me biçak në dorë. DAR, i zhytur ‘në ortakërinë e dritave të kuqe’.Hetim mafies së falsifikimit të dokumentave

Dënim për mësuesin pedofil në Tepelenë!

Trondisin prindërit e të miturës: E kyçte në klasë dhe e zhvishte me biçak në dorë

 

Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës Mysret Dida, pasi kishte abuzuar seksualisht për 3 vite me rradhë me nxënësen e tij, vetëm 8 vjeç.Prindrit e vajzës ishin ata që denoncuan rastin në polici 3 vite më parë, ndërkohë sot, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ risolli në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018, në fshatin Luftinjë, të bashkisë Memaliaj.Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren.Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues, kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën.

Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës. Në një nga ditët djali u kthye në klasë dhe pa mësuesin të zhveshur së bashku me të miturën. Ky skandal u zbulua falë një telefonatë anonim, që sinjalizoi prindërit.“Ishte ora 20:00 në mbrëmje kur ra telefoni. Ishte një telefonatë anonime nga një zë burri.U shokova kur ai person mëtha sëduhet të ruaja vajzën time se mësuesi Mysreti abuzonte seksualisht. Fillimisht nuk e besova, pasi ai ishte mësues i vjetër dhe kishte opinion të mirë.Fola me burrin dhe më pas pyetëm vajzën. Ime bijë i pranoi të gjitha. M’u shemb bota para syve“-tregon nëna.Detajet janë të rënda zbulohen edhe nga dosja hetimore. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.“Shoku i klasës tregoi në Prokurori se ishte duke luajtur futboll dhe topi i kishte rënë tek koridori i klasës. Aty ai ka hyrë në klasë, pasi ka gjetur derën jo të kyçur. Ai ka parë Mysretin, llakuriq së bashku me vajzën. Madje, nxënësi që e pa këtë skenë është dhunuar në mënyrë barbare nga ai mësues, që të mos i tregonte askujt. Vajza me ka rrëfyer se ai i bënte shpesh këto veprime për tre vite me radhë dhe e kërcënonte me nje biçak se do ta vriste nëse do tregonte. I thoshte do të pres kokën dhe do ta hedh në pus që të mos të të gjej më njeri’’- vazhdoi rrëfimi tronditës nënaAvokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme. Ai ende nuk është arrestuar. Gjykata e Apelit Gjirokastër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 4 vite heqje lirie.“Unë kam frikë se ai mos arratiset, me qëllim kërkimin e ndonjë azili. Ai nuk është parë këto ditë në fshat. Por më shumë do të rëndonte veten e tij, nëse kryen këtë veprim”- foli avokati BeqiriMes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija nuk gëzon një shëndet të mirë mendor, ndërkohë që shton se ajo ka refuzuar të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.“Vajzën nuk e mbajmë më në shtëpi, e kemi dërguar tek të afërmit tanë në një tjetër fshat, qëështë shumë larg me ne. Atje ndjek shkollën, mirë është le të themi, por ka nevojë ende për psikolog. Ai na bëri gjëmën dhe dua drejtësi se ka marrë minimumin e dënimit’’-mbyll rrëfimin babai.

Mësuesi pedofil i Beratit dhe Drejtoria Arsimore të zhytur “ në ortakërinë e dritave të kuqe”. Prokuroria të arrestoi edhe bashkpuntorët  mafioz 

 

 Gazeta Telegraf

 

Pas rastit të abuzimeve kundrejt nxënësve, një ditë të bukur pas 12 vitesh të mosushtrimit të profesionit të mësuesisë dëgjojmë se ky mësues është futur përsëri në arsim-me kontratë provizore- në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” Berat

 

Mediat të shokojnë me lajme të papritura, por reale. Dëgjojmë që një mësues, i pezulluar nga puna si pedofil para 10-të ditësh ka filluar punë me kontratë provizore në shkollën 9- vjeçare “22 Tetori” Berat! Po cili është ky mësues? Quhet Ëngjëll Bregu. Në vitin 2003 në ushtrimin e profesionit të mësuesit në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat denoncohet nga nxënësit dhe prindërit për ngacmime seksuale. Gjykata e rrethit Berat e dënon me 7 muaj burg, por nuk i hiqet e drejta e mësuesisë. Mbas daljes nga burgu në vitin 2004 rikthehet në arsim në shkollën 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” Bashkia Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal. Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat.. Pezullohet nga puna për ngacmime ( organizonte ekskursione dhe prekte vajzat në vënde intime.)

Dhe një ditë të bukur pas 12 vitesh të mosushtrimit të profesionit të mësuesisë dëgjojmë se ky mësues është futur përsëri në arsim -me kontratë provizore- në shkollën  “22 Tetori” Berat.

Menjëherë prindërit sapo e panë e njohën dhe, e denoncuan në Drejtorinë e shkollës. Janë shumë pyetje lidhur me këtë emërim provizor!!

Në portalin “Mësues për Shqipërinë”, kategorikisht parandalohet emërimi dhe aktivizimi i mësuesve provizorë pa marrë “licencën e mësuesit që në mungesë të Urdhërit profesional të mësuesit lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve ! Sipas këtij udhëzimi rasti i mësipërm mbas 12 vjet shkëputje nga arsimi, duhej të pajisej me licencë si të gjithë mësuesit e tjerë dhe emri i tij të ishte në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

 

  1. Drejtoresha e shkollës a mban përgjegjësi?

-Cila është shkresa që ka marrë drejtoresha për punësimin me kontratë të mësuesit?

-Pse nuk e ka paraqitur deri tani shkresën ose urdhërin verbal që ka marrë??

-Cili është prezantimi që i ka bërë para dhjetë ditësh personelit arsimor të shkollës punësimin me kontratë të mësuesit në shkollën e tyre??

  1. A ka psikologë ose sociologë në këtë shkollë?

-Nxënësit, para ekranit shprehen:” kemi dëgjuar për veprimet ngacmuese të këtij mësuesi”,  “ka 10 ditë në shkollën tonë dhe na bënte përshtypje se si na shikonte, si tinëzar,- shprehet një vajzë…” Midis nxënësve u krijua një shqetësim , sepse u bënte përshtypje vështrimi i mësuesit edhe gjatë orës së mësimit. Të gjithë heshtnin! Vetëm prindërit dhe nxënësit u shqetësuan!

  1. Me organizimin e ri administrativ në arsim kemi: Zyra Vendore Arsimore Berat Parauniversitare, që varet nga Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare Korçë.

ZVAP Berat për këtë emërim justifikohet se ky mësues na ka sjellë një dokument, që vërteton se është i padënuar !

DRAP Korçë hesht para këtij skandali!

(janë 52 zyra vendore arsimore dhe 4 zyra rajonale arsimore )

A mbajnë përgjegjësi këto zyra në një kohë kur?

Në Programet orientuese për provimin “Mësues për Shqipërinë” 2021 miratuar nga MAS lexojmë Udhëzimin: “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, dalë në vitin 2015”, kategorikisht parandalohet emërimi dhe aktivizimi i mësuesve provizorë pa marrë “licencën e mësuesit që në mungesë të Urdhërit profesional të mësuesit lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve !

Sipas këtij udhëzimi rasti i mësipërm mbas 12 vjet shkëputje nga arsimi, duhet të pajiset me licencë si të gjithë mësuesit e tjerë duke kryer disa procedura për marrjen e licensës  “Mësues për Shqipërinë”.

Nga informacioni marrë në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë aktivizimi i mësuesve provizorë për zëvendësimin e raporte me afat të gjatë e kanë emrin në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’’.

Vetëm në rastet kur nuk kemi mësues të profilit aktivizojmë me një komision mësues që kanë ushtruar profesionin e mësuesisë, por janë të papunë!

I rikujtojmë drejtuesve të ZVA Berat dhe DRA Korçë procedurën e konkurimit për t’u emëruar mësues në shkollë:

Procedura:

“Konkurrimi do të zhvillohet në dy faza:

1 Vlerësim me dosje.

2 Testim i informatizuar.

Dokumentacioni i parë përmban:

Në fazën e parë Dosja e Aplikimit dërgohet me postë sipas afateve të përcaktuara nga DRAP…

“Në fazën e dytë, “Testim i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që janë regjistruar online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe kanë kaluar me sukses fazën e parë “Vlerësim me dosje”. …Për të marrë pjesë në testimin e informatizuar, kandidati duhet të pajiset me formularin e lëshuar nga Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve të DRAP-së, sipas shtojcës 3 të këtij udhëzimi, pranë ZVAP sipas vendbanimit…

Pra dokumentacioni kalon nëpërmjet dy zyrave shtetërore të arsimit.

Këto dy zyra heshtin! A mbajnë përgjegjësi ? I kanë kërkuar këtij mësuesi licencën për të ushtruar profesionin e mësuesit? A figuron emri i tij në listën Mësues për Shqipërinë dërguar nga Agjencia Kombëtare e provimeve?…

 

***

Për të konkuruar për fazën e dytë “Dokumentet që nevojiten”:

Në pikën 4 lexojmë:

  1. Deklaratë për gjendjen gjyqësore .
    Kjo pikë duhej të ishte e plotë dhe kategorike, që do skualifikonte që në fillim kandidatin për të marrë Licencën “Mësues për Shqipërinë”.

Udhëzimi nr 23, datë 1.12.2021 i ministres Kushi firmosur dje si e plotëson këtë pikë?

Lexojmë titullin e udhëzimit për disa ndryshime në udhëzimin nr 12.10.06. 2021:  “Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Komenti.

Nga paragrafi veçojmë: …në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar…

Sot krahas shkollave publike funksionojnë dhe shumë shkolla private, pra kemi institucione arsimore private. Sipas formulimit udhëzimi është i pjesshëm!!

Në udhëzim vazhdojmë leximin:

Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi: Sekretari i Përgjithshëm i MAS, dhe -QSHA-QNRASH-DPAP- institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare publike .

Komenti:

Së pari: Janë katër zyra qendrore që do të ndjekin këtë udhëzim dhe 52 zyra vendore. Në udhëzimin e ministres nuk emërtohen DRAP dhe ZVAP, emërtime miratuar nga vetë kjo ministri, por me shprehje përgjithësuese “institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare publike.

Nuk kanë emërtim zyrtar këto institucione si QSHA-QNRASH-DPAP-?

Së dyti:  pse duhen kaq institucione arsimore të përgjigjen për këtë udhëzim kur tashmë për eleminimin e korrupsionit në arsim nga viti 2015 funksionon “Agjencia Kombëtare e Provimeve” ? Pa marrjen e licencës për mësues ata nuk ushtrojnë dot profesionin për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare. Dhe, marrja e licencës jepet mbas studimit edhe të dokumentacionit dorëzuar në këtë institucion! Ndërsa rezultatet e vlerësimit të dosjes dhe të testimit të informatizuar për çdo kandidat bëhen transparente nëpërmjet faqes elektronike zyrtare të çdo DRAP/ZVAP-je dhe në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Justifikimi i juristes ZVAP Berat..Çdo procedurë për punësimin e tij është bërë sipas ligjit.Nuk ka ardhur asnjë aplikant nga portali ‘Mësues për Shqipërinë’. I jemi drejtuar me shkresë Drejtorisë Rajonale të Arsimit me qendër në Korçë për mungesë të aplikantëve dhe nuk ka ardhur asnjë person. Ndërsa Engjëll Bregu ka sjellë dosjen fizike në Drejtorinë Arsimore dhe që prej 2014 personi ka një dëshmi penaliteti “i padënuar”. Ai ka qenë i punësuar me kontratë në disa shkolla të Beratit dhe ka pasur sjellje korrekte. Dokumenti lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është është i datës 02.09 2014 nr protokoll 16 si i padënuar!! Dhe jo si shprehet juristja që prej vitit 2014 ! Po pas vitit 2014 pse nuk iu kërkua deklaratë për gjendjen gjyqësore? Po në dosje PSE nuk figuron dy herë pushimi nga puna i këtij mësuesi??