Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, protestë nga banorët dhe aktivistët në Tropojë

694
Disa banorë të zonës dhe aktivistë nga Tirana kanë nisur protestën në Tropojë kundër ndërtimit të disa HEC-ve në lumin Valbonë.
Protesta ka nisur pas vendimit të Gjykatës Administrative e cila lejoi punimet. Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve në Valbonë. Sipas vendimit, punimet për ndërtimin e HEC-eve do të vazhdojnë.
Në protestë vërehet një numër i ulët i njerëzve, dhe dyshohet se kjo ndodh për shkak të presioneve të ndryshme.
Pas protestës në Tropojë, qytetarët do të vijojnë protestën para bashkisë së Bajram Currit.
Sigal