Ndërtimet pa leje / Ashpërsohen dënimet: Ndërtuesit apo mbikëqyrësit deri 15 vite burg

248
Sigal

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar të hënën disa ndryshime në Kodin Penal të cilat ashpërsojnë dënimet për ndërtimet pa leje, veçanërisht kur ato sjellin pasoja të rënda në jetët e qytetarëve. Me dënime të ashpra penale do të përballen jo vetëm ndërtuesit që shkelin ligjin, por edhe mbikëqyrësit apo kolauduesit e punimeve, të cilët në raste ekstreme mund të dënohen edhe me 15 vite burgim.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar edhe disa ndryshime që përcaktojnë se veprat penale në fushën e zgjedhjeve do të hetohen nga SPAK.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi edhe disa ndryshime të lindura nga marrëveshja politike e 5 qershorit, të cilat kanë të bëjnë me transparencën e hetimeve për Krimet zgjedhore.