Ndërron jetë në bregun e detit 54-vjeçarja në Vlorë, dyshohet infarkt

129
Sigal

Një 54-vjeçare banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Shtetasja me inicialet I. Y., 54 vjeç, ka ndërruar jetë duke qëndruar në breg të detit.

Dyshohet se shkak ka qenë një infarkt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.