Ndërrojnë jetë 2 mjekë me COVID në 24 orë

332
Sigal

Koronavirusi po regjistron gjithmonë e më shumë raste të fataliteteve në bluzat e Bardha.  2 mjekë në detyrë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Mjeku otorinolaringolog Bledar Nini 48 vjeç e ka humbur betejën e tij me virusin teksa po trajtohej në Itali. Nini punonte prej vitesh në spitalin francez në QSUT.

Edhe mjeku pneumolog Ibrahim Kazia 68 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin COVID1 pas disa ditësh në terapi intensive. Kazia punonte si mjek ne spitalin rajonal të Dibrës. Që prej fillimit të qarkullimit të virusit kanë humbur jetën dhjetëra mjek në detyrë por dhe figura të shëndetësisë shqiptare të dalë në pension.

Nëntori rezulton të jetë muaji që ka marr më shumë jetë të bluzave të bardha. Sipas të dhënave zyratre në 9 Nëntor ka ndërruar jetë infermieri Enver Maloku.  Në 17 Nëntor doktor Ilirjan Dracini , njëherazi dhe drejtues i poliklinikës iraniane humbi jetën pas infektimit me COVID-19.

Ne 20 Nëntor ka ndërruar jetë kirurgu ortoped i spitalit të Kukësit Shaqir Shehu. Po ashtu koronavirusi ju ka marr jetën në Tetor mjekut të Lushnjes, mamisë së spitalit të Elbasanit si dhe specialistes së promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Arjan Pushi është mjeku i parë shqiptar që ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në 30 Qershor të 2020.