Ndërrimi i viteve, fluks normal në pikat kufitare, ja sa persona hynë në Kakavijë, Kapshticë e Qafë Thanë

223
Sigal

Një fluks normal emigrantësh që kthehen në Shqipëri për natën e ndërrimit të viteve. Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë vijuar lëvizjet në pikat kufitare të vendit, teksa nuk raportohen probleme.

Në Kakavijë, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 4830 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët, 2937 në hyrje dhe 1893 në dalje.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2803 dhe kanë dalë 1614 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2538 dhe kanë dalë 2032 shtetas të huaj dhe shqiptarë.