Ndërpriten reshjet e borës në Korçë, temperaturat shkojnë në -8 gradë

142
Sigal

Ndërprerja e reshjeve të borës në Korçë është pasuar nga ulje e ndjeshme e temperaturave të cilat kanë shkuar deri në -8 gradë.

Të gjitha akset nacionale që lidhin Korçën me zonat e tjera të qarkut janë të qarkullueshme normalisht.

Ndërkaq po vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore dhe pastrimin e rrugëve me kripë.

Kalueshmëria në rrugë bëhet pa zinxhirë, megjithatë duhet pasur kujdes nga drejtuesit e mjeteve ne orët e paradites në zonat malore të rrugës.

Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në disa segmente të akseve nacionale, në të cilët rekomandohet reduktim i shpejtësisë dhe përdorimi i gomave dimërore.