Ndarja nga jeta e Kolë Berishës, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare

265
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha.

Me një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh ngushëllimet familjarëve duke shprehur vlerësimet më të mëdha për ish-deputetin.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.

Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!

Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim! Të prehet në paqe!