Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ilir Meta: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

209
Sigal

Pas ndarjes nga jeta të Bujar Nishanit, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Ilir Meta:

Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!
Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit!
Të prehet në paqen e merituar!