Ndalohet në Rinas familja turke, tentuan të futeshin në Shqipëri me pasaporta serbe

661
Një shtetas turk është arrestuar në Tiranë pasi u kap me pasaportë false. Policia bën me dije se mesditën e djeshme turku Mehmet Adiguzel sëbashku me gruan e tre fëmijë të mitur, u kap në Rinas duke tentuar të kalojë kufirin me pasaportë serbe të falsifikuar.
Gjithashtu u referuan në Prokurorinë e rrethit Tiranë, materialet për bashkëshorten e tij 36-vjeç, Nuriye Adiguzel,.
“Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, M.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten, N.A, vjeç 37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.
Sigal