Ndalohen 22 klandestinë nga Lindja e Mesme, mes tyre 10 fëmijë

440
Sigal

Vijon karvani i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të futen në Shqipëri, me synim kalimin në vendet e BE. 22 persona mes të cilëve 10 fëmijë kurdë, afganë apo sirianë janë ndaluar sot në afër kufirit greko- shqiptar, ekzaktësisht në fshatrat kufitarë të Vërnikut dhe Trestenikut.

Mëson se familjarët bashkë me fëmijët e ndaluar janë dërguar në qendrën e pritjes në Babrru, kurse të tjerët janë kthyer për në Greqi. Operacioni në kufi vijon me bashkëpunimin e Policisë Kufitare me FRONTEX. Por fenomeni vijon, dhe thuajse çdo ditë në kufi ndalohen rreth 20 klandestinë të cilët përshkruajnë itenerarin e njëjtë Greqi- Shqipëri.