Ndalimi i gazetarit të SYRI TV/ Meta kërkon lirimin urgjent: Hiqni dorë nga shantazhet ndaj medias

277
Sigal

Presidenti Ilir Meta reagoi pas ndalimit nga forcat e policisë të gazetarit të SYRI TV, Bledi Marku.

Meta kërkoi lirimin e tij dhe shtoi se duhet hequr dorë nga shantazhet ndaj medias.

“U informova nga avokatja Adriana Kalaja për ndalimin në komisariat, pa një shkak ligjor, të gazetarit të njohur, Bledi Marku.

Duke dënuar me forcë këtë akt të papranueshëm, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos ndaj lirisë dhe pavarësisë së media, i bëj thirrje Policisë së Shtetit për lirimin e tij të menjëhershëm dhe heqjen dorë nga shantazhi ndaj gazetarëve, që meriton një përgjigje të qartë ligjore,” shkruan Meta.