Ndahet nga jeta skenaristi, regjisori dhe Mjeshtri i Madh, Kujtim Gjonaj

404
Sigal

Mbrëmjen e sotme, ndërroit jetë skenaristi, regjisori dhe Mjeshtri i Madh Kujtim Gjonaj.

Kujtim Gjoni (Gjonaj) është skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Vlerësime

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Jeta profesionale

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Filmografia

Skenare

-Këshilltarët, (1979)
-Ata ishin katër, (1977)
-Cirku në fshat (1976)
-Thirrja (1976)

Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar

-Shkolla dhe praktika 1969 skenarist
-Fëmijët tanë 1971 ”
-Vellezërit Topulli 1972 ”
-Motive nga dita e dielë 1973 ”
-Se u mbushen malet plot me partizanë 1974 skenarist & regjisor
-Tregim për një hero 1975 ” & ”
-Lidhja shqiptare 1978 skenarist
-Rinia dhe çeliku 1980 skenarist & regjisor
-Artistë në punë dhe në skenë 1981 ” & ”
-Kryengritjet e mëdha 1982 ” & ”
-Arti shqiptar në mesjetë 1983 skenarist
-Në gjurmë të një historie 1984 skenarist & regjisor
-Më e madhja dashuri 1986 regjisor
-Një qytet në telajo 1987 ”
-Kështjella e këngëve 1988 ”
-Etyd pranë detit 1989 skenarist
-Meditim 1990 regjisor
-Drejt Europës 1991 ”
-Shqiptarët e Zvicrës 1992 ”
-Shembja e idhujve 1993 ”
-Gjaku ynë i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent
-Ditët e fundit të një luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent
-Nënë Tereza 2003 regjisor & producent
-Enciklopedia që ecte me këmbë( Faik Konica) 2005 regjisor
-Pse 2007 ”
-Ëndërra e Çamërisë 2010 ”
-Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor
-Deti i diturive- Hasan Tahsin ( Hoxha Tahsin) 2013 ”
-Margarita ( Margarita Xhepa) 2014 regjisor
-Gjithçka për Kosovën( Ramush Haradinaj) 2015 ”
-Saga e Dinejve ( Abedin Dino dhe trashëgimtarët) 2017 ”
-I fundmi i rilindasve ( Josif Bageri) 2018 ”

Çmime

-Çmimi i parë për ciklin me tregime “Në emër të jetës” konkurs letrar i gazetës “Studenti” 1967
-Çmimi i tretë për vëllimin me tregime “Fëmijët tanë” në konkursin kombëtar për letërsine. 1971
-Çmimi i parë për reportazhin “Metalurgët” konkurs i gazetës “Puna” 1980
-Çmimi i dytë për skenarin e filmit dok “Kryengritjet e Mëdha.” konkurs kombëtar 1982
-Vlerësohet si dokumentari më i mirë “Më e Madhja Dashuri ” 1986
-Kupa e Festivalit të Tetë të filmit dok. me filmin “Kështjella e këngëve” 1990
-Çmimi i spekatorit për filmin “Kështjella e Këngëve ” 1990
-Çmim special në Festivalin e pestë të filmit në Palermo me filmin “Shembja e idhujve ” 1998
-Çmimi i Akademisë Kult për filmin ” Ëndërra e Çamërisë” 2011

Vlerësime

-1979 Medalja “Naim Frashëri”
-1987 Urdheri “Naim Frashëri” klasi I
-2002 Urdheri “Naim Frashëri” i Artë
-2012 Titulli “Mjeshtër i Madh”
-2016 Titulli “Mirënjohje e Mallakastrës”
-2016 Titulli “Qytetar Nderi i Tepelenës”
-2016 Titulli “Mirënjohje e Çamërisë”
-2016 Vlersim “Mirënjohje e Q.K të Kinematografisë”
-2017 Titulli “Regjisor i shquar” nga Instituti “Media dhe imazhi’
-2018 Titulli “Personalitet i shquar” i shoqatës “Shqipëria”
-2018 Titulli “Mirënjohje” nga Shoqata kulturore e shqiptarëve të Rumanisë për filmin “Josif Bageri”
-2019 Titulli “Mirënjohje ” nga Bashkia Kuçovë
-2019 Titulli” “Personalitet i shquar” i Shoqatës Atdhetare “Labëria” Nder i Kombit”
-2019 Titulli “Artist i shquar” nga shoqata kulturore “Pegaso”