Ndahet nga jeta poeti i shquar, Agim Shehu

618
Sigal

Nga Feti Zeneli

Plotë 3 javë pas Petrit Rukës, një tjetër mik imi, po kaq i shtrenjtë, ma pikëllon zemrën dhe hap portën e lotëve të shpirtit. Është poeti kombëtar Agim Shehu, që nga lartësitë e alpeve Zvicerane, ngjitet në qiell këtë ditë të nxehtë korriku. Lamtumirë mik i çmuar!

LOTI I VARGJEVE*

– poetit Agim Shehu –

“Horizont i kaltër” i poezisë – teoremë,
Me pafundësi figurash të ndritshme “gjer në infinit”,
Edhe kalldrëmet i ngre “hop!” në valle, pa problem,
Nëpër “Ujëvarat e diellit” feksin bukuritë.

“Gurra e fjalës” prej rimave majëlarta buron,
Nëpër shtratin e vargjeve rrjedh tërë gurgullimë,
“Zëri i gjakut” përqark atdheut në shekuj ushton,
Ne pamë një “Mëngjes Kosove” të shfaqet vetëtimë.

Këto “Vite pa thinja” të poezisë brilante,
“Arkitektura e zemrës” i ngre në piedestal,
Më pas qe “Loti alpin”, që nga gëzimi qante.
Por këtë fund korriku për ta përcjell paska dalë…

*Fjalët në thonjëza janë kryesisht tituj të librave
poetikë të poetit të shquar Agim Shehu