Ndahet nga jeta Lisa Loring, aktorja e parë që luajti Wednesday Addams

103
Sigal

Lisa Loring, aktorja që luajti personazhin e Wednesday Addams në përshtatjen e parë të “The Addams Family” si serial, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare si pasojë e një goditjeje në tru.

“Ajo u largua e qetë duke i mbajtur duart shtrënguar me dy vajzat e saj,” tha vajza e saj për Variety.

Loring luajti Wednesday Addams nga viti 1964 deri në 1966 në përshtatjen e parë të karikaturave të Charles Addams, karikaturist i The New Yorker, duke marrë rolin kur ishte vetëm pesë vjeç.

Performanca e saj ka ndikuar shumë në përshkrimet e personazhit në vijim. Në serialin e fundit të Netflix-it mbi familjen Addams, Jenna Ortega, aktorja që luan Wednesday -n, falenderoi Loring kur një kërcim i saj në serial u bë viral në internet.

Ndahet nga jeta Lisa Loring, aktorja e parë që luajti Wednesday Addams

Pas suksesit të rolit të Wednesday -t, Loring u shfaq në prodhime si “The Pruitts of Southampton”, “The Girl from U.N.C.L.E.” dhe “As the World Turns”.

Në fund të viteve ’80, punoi si grimiere në xhirimet e filmit për të rritur, “Traci’s Big Trick”, ku takoi bashkëshortin e saj të tretë, aktorin e filmave për të rritur Jerry Butler. Martesa e saj me Butler-in u pasua nga një interes mediatik. Çifti pati mosmarrëveshje mbi pakënaqësinë e Loring përsa i përket përfshirjes së vazhdueshme të tij në industrinë e filmit për të rritur. Ata u divorcuan në vitin 1992.