Ndahet nga jeta kompozitori i mirënjohur Aleksandër Lalo

603
Është shuar gjatë mbrëmjes së sotme në moshën 68-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo, pas një ataku në zemër. Aleksandër Lalo ka qenë një kompozitorët më të njohur në vend më së shumti për krijimin e kolonave zanore më të njohura të kinematografisë shqiptare deri te kompozimet e këngëve për festivale dhe vepra simfonike.
Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë.Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë.
Sigal