Ndahet nga jeta ish-kampioni i boksit, Skënder Kurti/ Pesidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet e tij për familjen Kurti

512
Sigal

Ish-kampioni i boksit, Skënder Kurti ndërroi jetë ditën e sotme në luftën kundër koronavirusit.

Lidhur me këtë fatëkeqësi, ka reaguar Pesidenti Ilir Meta, ku shpreh ngushëllimet e tij për familjen Kurti.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e blu për këtë humbje të pazëvendësueshme!”,- shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës

Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksierit dhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtar, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti!
I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte!
Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e blu për këtë humbje të pazëvendësueshme!
LAMTUMIRË KAMPION!