Ndahet nga jeta ikona e televizionit italian

184
Sigal

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare këngëtarja e njohur italiane, Raffaella Carra. Lajmin e ka bërë të ditur Sergio Iapino, i cili i shpreh ngushëllimet nipërve dhe mbesave të saj, miqve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Carra ka ndërruar jetë në orën 16:20 të ditës së sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

Ajo do të mbahet mend për afrimitetin dhe ngrohtësinë që i përcillte publikut të saj. Një grua e cila përcillte gjithnjë thjeshtësi dhe që do të mbahet mend për buzëqeshjen e saj.

E lindur në Bologna 18 qershor, 1943, Maria Raffaella Roberta Pelloni gjatë gjithë karrierës së saj ishte një shoëgirl, këngëtare, balerinë, aktore, autore dhe prezantuese televizive.

Suksesi i vërtetë Raffaella Carra do të jetë në vitet ’70, kur vendosi të fokusohet në karrierën si prezantuese televizive dhe këngëtare, me të cilin ajo arriti suksesin dhe reputacionin ndërkombëtar.

Shqiptarët edhe pse të izoluar nën regjimin komunist përpiqeshin në çdo mënyrë që të mund të ndiqnin shfaqjet e artistes së famshme italiane.