Ndahet nga jeta aktorja e madhe shqiptare Silvia Konti, e serialit “Oktapodi”

939
Sigal

Ndërron jetë një prej aktorëve, me të cilën shqiptarët e viteve ’90 janë rritur.

Bëhet fjalë për Patricia Millardet, e famshme për rolin e Silvia Contit në serialin e famshëm “Oktapodi”.

Edhe pse pak e njohur më parë, Millardet mori famë ndërkombëtare me rolin e gjyqtares së fortë përkrah “Komisar Katanit”.

Aktorja ndërroi jetë sot në spitalin San Camillo të Romës pas një krize kardiake.

Patricia Millardet lindi në 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Nuova Aquitania, ndërsa më 24 mars kishte mbushur 63 vjeç.