Nata e ndërrimit të viteve, vakte falas në mencat sociale për njerëzit në nevojë

580
Personat në nevojë, që nuk kanë mundësi ekonomike për të festuar natën e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës do t’u ofrojë vaktin falas në mencat sociale. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot gjatë një konference ndërkombëtare të zhvilluar në Fakultetin e Shkencave Sociale, se Bashkia do të jetë më solidare këtë fundvit.
“Për herë të parë në këtë vit do të ofrojmë vaktin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në mencën sociale të Bashkisë. Unë besoj se një bashki si e jona ndoshta nuk i bën dot të gjitha, por unë besoj gjithashtu se një qytet i një milionë banorëve që prodhon gjysmën e ekonomisë së vendit, asnjëri nuk mund të shkojë për të fjetur pa pasur një vakt të ngrohtë. Kjo është arsyeja pse kjo frymë solidariteti, jo vetëm sepse është periudhë festash, por kjo duhet të karakterizojë edhe mënyrën se si ne sillemi si punonjës socialë. Në pamundësi që shteti t’i paguajë vaktet për të gjithë. Ne mund të kemi një ligj, shumë shpejt do të kemi një vendim të Këshillit Bashkiak ku ushqimet e pashitura në prag skadence, një muaj përpara të shkojnë në një bankë ushqimore dhe të përdoren nga bashkia për ata që janë në nevojë. Pra, kreativiteti mund të kompensojë ndonjëherë edhe shumë probleme financiare që kemi”, – tha Veliaj.
Sipas tij, shumë shpejt do të ketë një vendim të Këshillit Bashkiak ku ushqimet e pashitura në prag skadence, të shkojnë në një bankë ushqimore dhe të përdoren nga bashkia për ata që janë në nevojë.
Sigal