Nasip Naço: “PD është si një traktor i prishur që nxjerrë vetëm tym të zi”

517
Sigal

TAKIMET ELEKTORALE/ Kandidati Eduart Bejko: “Fitorja e Partisë Socialiste është frymëmarrje për Beratin”

Në Qarkun e Beratit sapo është ndezur fushata elektorale, ku kandidatët e shpërndarë në të gjitha zonat po kryejnë takime intensive. Madje, në kërkim të votës kandidatët për deputetë po shkojnë shtëpi më shtëpi duke i bindur të votojnë aleancën e majtë, e cila ka një platformë në përkrahje të shqiptarëve, fermerëve, zbutjen e papunësisë, zhvillimit të turizmit, infrastrukturës si dhe zhvillimin e bujqësisë në parametra bashkëkohorë. Dihet se Qarku i Beratit, po lakmohet dhe nga Partia Demokratike, pasi dihet se është bastioni i së majtës dhe Partia Socialiste dhe ajo e LSI-së, janë të privilegjuara në këtë qark. Kandidatët për deputetë që përfaqësojnë këto forca politike janë të spikatura dhe gëzojnë reputacion në Qarkun e Beratit, në veçanti ata të Partisë Socialiste dhe të LSI-së, të cilët njihen si kandidaturat më të përshtatshme dhe që janë bijtë e këtij qyteti.

Nasip Naço

Në deklaratat e tij, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Nasip Naço është shprehur: “Partia Demokratike është sot si një traktor i prishur që i kanë dalë zinxhirët dhe s’plugon, por nxjerrë tym të zi”. Takimet e deputetit Nasip Naço në Skrapar, Berat, Kuçovë e Urë –Vajgurore, kanë qenë shumë frutdhënëse për arsye se strukturat në LSI- në të gjitha njësitë vendore, ku dhe janë zhvilluar bashkëbisedimet dolën në pah shumë probleme, të cilat në sot na çojnë drejtë një fitoreje të sigurt të së majtës në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që unë dua të them është se forca jonë politike duket qartë që ka një tjetër preferencë me angazhimet që ndërmerr jo vetëm në strukturat e saja, por edhe të simpatizantët, të cilët janë rritur në numër. Kjo ka një tjetër siguri për të kryer një rrotacion politikë në të gjithë vendin. Nga ana tjetër është puna jonë e deri tanishëm dhe deri në zgjedhjet e 23 Qershorit do të bëjmë që ne të dalim forca e parë politike edhe si numër votuesish me qëllimin e vetëm që të marrim dy deri me tre deputetë. Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” na frymëzon, por dhe na jep mundësinë ndryshe nga më parë që të kemi komisionerët e numëruesit tanë në çdo qendër votimi. Ndaj unë sot nëpërmjet jush i premtoj liderit të LSI-së, Ilir Meta se do të dalim forca e parë në votimet e 23 Qershorit me qëllimin e vetëm që të nxjerrim Sali Berishën në pension dhe ç’ka është kryesorja, t’i hapim një faqe të re historisë së Shqipëri në Bashkimin Europian. LSI edhe më parë ka treguar veten se është një forcë politike dinjitoze si dhe dominuese në politikën shqiptare dhe se kush do që ka dashur të luaj me të ka thyer kokën në politikë pasi ashtu si nxorëm në pension të parakohshëm Nanon po ashtu do të nxjerrim dhe Berishën, edhe pse ky i fundit ka mbushur dhe moshën. Por për të bërë këtë rrotacion të domosdoshëm politik na duhet edhe mbështetja juaj apo më mirë të themi se së bashku mund të punojmë për një 23 Qershor fitues në të gjithë Shqipërinë dhe më kryesorja që në Qarkun e Beratit LSI-ja do të dalë forca e parë. Këtë premtim ja kemi dhënë dhe Metës. Pra unë ju kërkoj mbështetjem tuaj që me votën e 23 Qershorit të arrijmë fitoren.

Kandidati për deputet i PS-së, Eduart Bejko

Kandidati për deputet Eduart Bejko përfaqësuesi i Partisë Socialiste këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në Berat. Mjeku kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit është mirëpritur në të gjitha takimet që ka zhvilluar në rajonin e qarkut. Bejko në takimet që ka patur me banorët e Komunave Vërtop, Velabisht, Otllak e Sinjë ka gjetur një atmosferë të ngrohtë. Elektorati i Komunës Vërtop është shprehur se, kjo është hera e parë që në këtë zonë vjen e kërkon votën një djalë nga Berati. Madje, është një përjashtim i madhe që në këtë zonë vjen një mjekë i talentuar, por dhe një njëri me norma të mëdha prandaj votat tona janë për doktorin dhe për Partinë Socialiste. Bejko i ka premtuar elektoratit të tij se do të bëjë të pamundurën për të ndryshuar situatën në këto zonë. Bejko është shprehur në këto takime: “Jepjani fitoren Partisë Socialiste. Fitorja e PS-së është frymëmarrja e Beratit dhe gjithë Shqipërisë. Me fitoren e PS fermerët nuk do ta punojnë më tokën me gomarë, pasi qeveria socialiste do të modernizojë mekanizmat në këtë zonë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën e shkatërruar që Berisha e ka lënë në pikë të hallit, do të ndërtojmë shkolla, të cilat prej vitesh kjo zonë nuk ka. Madje, edhe ato pak shkolla që kanë mbetur janë teje të amortizuara. Do të hapim vende pune të reja, do të ulim numrin e të pa punëve dhe do të ndërtojmë një shëndetësi moderne”.