Narta e izoluar nga uji. Prej mëse një muaji banorët jetojnë si në ishull

178
Sigal

Banorë të fshatit Nartë prej një muaji vijojnë të bashkëjetojnë me ujërat. Të shqetësuar,por edhe të revoltuar ata shprehen se situata po përkeqësohet dita ditës.

Banorët thonë se shkak i përmbytjeve në këtë fshat është mungesa e një kanali i cili ekzistuar më parë tani është zhdukur pasi është mbuluar nga kopshte.

Sot në fshat punonjës të shërbimeve të bashkisë janë organizuar të zhbllokojnë situatën por siç duket nga pamjet është e pamundur të tërhiqet uji në të gjitha zonat e këtij fshati.