Naftëtaret thirrje grave deputete, ministreve dhe ambasadores Kim: Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm

289
Sigal

Të ndodhur në ditën e pestë të grevës së urisë, naftëtaret ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Ndërkohë ditën e sotme shëndeti i tyre është përkeqësuar.

Duke i bërë apel deputeteve gra në Parlament, ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, si edhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ata kërkojnë që kjo situatë të marrë një zgjidhje.

“U bëj thirrje të gjitha grave, zonjave në parlament. Ambasadores Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali. Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm ku nënat po heqin pjesë nga shpirti i tyre për të ushqyer ata fëmijë që kemi lënë.

Jam shumë e shqetësuar për shoqen që kam shumë rëndë. Doli në pension dhe nuk e gëzoi. Bëj thirrje që të dalim nga kjo skëterrë”, u shpreh një prej grave tashmë prej ditësh në grevë.

“Të qëndrosh në grevë urie, normalisht që do të kemi probleme. Kemi probleme tensioni, aritmie. Kemi bërë rezistencë sepse nuk kemi çfarë të bëjmë më tepër që të reagojnë instancat, por nuk kemi marrë asnjë reagim deri më tani.

Nuk e dimë çfarë duhet të bëjmë ne më tepër, nuk e di çfarë duan më nga ne, nga kjo klasë punëtore që nuk kanë pasur asnjë lloj shqetësimi përveçse të mirave materiale apo detyrimet siç ata na i kanë kërkuar”, u shpreh një tjetër greviste.