Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, paralajmërimi: Plotësoni kërkesat, ndryshe hyjmë në grevë urie!

255
Sigal

Naftëtarët e uzinës paralajmërojnë një tjetër greve urie nëse vijon demontimi i uzinës se në Ballsh. Edhe këtë te premte naftëtarët, njeri edhe me fëmijë në krah, janë drejtuar për tek uzina duke tentuar të futen në brendësi të uzinës, ndërsa marrja e materialeve për skrap vazhdon.

Për kreun e sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj, urdhri për vendosjen e sekuestros konservative e ndalon demontimin e uzinës dhe për këtë i janë drejtuar me një denoncim edhe komisariatit të policisë Mallakastër.

Prej ditësh ka nisur demotimi i rafinerisë së naftës në Ballsh, ndërsa naftëtarët kërkuan me force rivendosjen e saj ne pune dhe marrjen e pagave të prapambetura. Të dy këto kërkesa deri më tani nuk janë plotësuar