Naftëtarët: Avokatët na mashtruan, morën lekët e nuk e paraqitën çështjen në gjykatë

257
Sigal

Sindikata e Naftëtarëve i është drejtuar ditës së sotme Drejtorisë së Krimit ekonomik për shkak se asnjë nga avokatët që duhet t’i përfaqësonte në gjykatë nuk e ka paraqitur çështjen e tyre askund.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetari i sindikatës Sokol Dauti thotë se ndonëse avokatët që duhet të përfaqësonin naftëtarët janë paguar, ata nuk e kanë dorëzuar çështjen në gjykatë për sa i takon marrjes së pagave të prapambetura.

Për këtë arsye Dautaj i është drejtuar organeve kompetente, duke thënë se nuk do të pranojnë më justifikime.

Postimi i plotë:

“Kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka çështjen tonë.

Vazhdojnë të njëjtat justifikime, edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person.

Akoma çështja nuk është rregjistruar në gjykatë. Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim.

Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse.