“Na ke borxh 900 milion lekë dëme nga investimet elektorale”

533
Lindita MALO

760 biznese letër Kryeministrit Rama: “Firma punon me fare pak mjete dhe punëtorë, ka bllokuar shitjen
Mbi 760 biznese të qytetit të Elbasanit, dhe konkretisht të akseve rrugore Universiteti-Rruga e Blinave-Busti Kristoforiodhit, aksit rrugor Stacionit –Trenit-Posta Shqiptare, Konvikti Universitetit –Sara-Ambulanca Qëndrore, dhe aksit rrugor Sigurimet Shoqerore-Bulevardi kryesor, i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama. Në letrën e tyre të shkruar me shumë durim dhe vetëpërmbajtje, pronarët e 760 bizneseve, kërkojnë nga kryeministri Rama , të mundësojë ‘shlyerjen e borxhit që ke ndaj nesh, pasi prej afro 9 muajsh ke bllokuar me firmat e ndërtimit akset rrogore, ke bllokuar aktivitetin tonë tregëtar, duke arritur deri atje sa të falimentosh qindra prej nesh”. Situata paraqitet mjaft e rënduar, pasi firmat ndërtuese që prej 9 muajsh kanë hapur dhjetra akse rrugore, i kanë zvarritur qëllimisht punimet dhe përfundimet e tyre, për të patur gjithçka gati në muajin e fushatës, pasi pritet edhe ardhja e kryeministrit Rama për ti inaguruar. Prej afro 9 muajsh, dhjetra firma, aktivitete, dyqane, e kanë pothuajse të pamundur të ushtrojnë bizneset e tyre pasi rrugët janë hapur nga themelet, dhe nuk kanë shansin të përfundojnë para 10 majit 2017. Shumica e pronarëve të bizneseve që ndodhen në akset kryesore ku po kryhen punime, ankohen se “firma punon me fare pak mjete dhe punëtorë, ka bllokuar shitjen, blerjen, qarkullimin dhe gjithçka tjetër nga aktiviteti ynë, kush do të paguajë dëmet financiare, kush do të paguajë për prishjen e mallit, për groposjen e produkteve tona, për ndërprerjen e energjisë elektrike, ujit, sinjalit telefonik dhe internetit, ndaj kërkojmë nga Rama të zhdëmtojë humbjet tona, sepse kanë ardhur nga papërgjegjshmëria e investimeve elektorale”. Vlera e humbjeve llogaritet në mbi 900 milion lekë, duke bërë të falimentojnë qindra biznese, dhe të shkojnë drejt rrënimit qindra të tjera. Prej afro 1 viti, qeveria Rama, ka nisur investimet elektorale, duke hapur dhjetra akse rrugore duke i bërë ato të pakalueshme dhe duke kufizuar qytetarët dhe bizneset në lëvizjet e tyre. Rilindja Urbane e qyteteve, ka prekur dhe ka dëmtuar veç të tjerave, edhe vlerat arkitekturore të mjaft akseve rrugore, duke shpërfytyruar qendrat e tyre. Veç punësimeve elektorale, dhe rrënimit të qindra mijëra bizneseve, investimet e “Qendrave Urbane” nuk kanë sjellë asnjë risi tjetër në 4 vitet e qeverisjes Rama. 
Detajet mbi shkrumbimin e 8 apartamenteve në Gramsh
Lajmi për një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu një pallat 3-katësh në qytetin e Gramshit, shumë afër komisariatit të policisë, ngriti në këmbë jo vetëm zjarrfikësit e qytetit juglindor, por në drejtim të tij udhëtuan edhe nga Elbasani. Pak pas ngjarjes, kryebashkiakja e Gramshit, Luljeta Dollani sqaroi se ndonëse nuk është përcaktuar me saktësi se çfarë e shkaktoi zjarrin, dyshohet se lënia ndezur e një sobe zjarri mund të ketë shkaktuar “hatanë” për të paktën 8 familje, banesat e të cilëve janë shkrumbuar plotësisht. “18 familjet që jetonin në këtë pallat arritën të nxirreshin menjëherë, por dëmet materiale janë të pallogaritshme”,- tha ajo. Pavarësisht zjarrit që përpiu gjithë pallatin, zonja Dollani tha se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se në apartamentin që ra zjarri, fatmirësisht nuk kishte asnjë person brenda. Burime zyrtare pohuan se u arrit të shpëtohej një 75-vjeçare, ndërsa nga zjarri u dogjën 6 banesa. Të njëjtat burime theksuan se shkak i zjarrit është bërë një sobë druri.
Sigal