Mziu: Gëzuar 7 marsin, ditën e mësuesit ! Mirënjohje ndaj veprës tuaj në misionin e përçimit të vlerave qytetare dhe atdhetare!

592
Sigal

Nga Xhelal Mziu

Të dashur nxënës, edukatore, mësues, pedagogë e profesor!
Gëzuar 7 marsin, ditën e mësuesit ! Nderim, respekt e mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin e përçimit të dijes e vlerave qytetare dhe atdhetare !
7 marsi nuk vjen kurrë vetëm si festë.
Kjo datë përcjell një kumt e na kujton rëndësinë e arsimimit të gjeneratave trashëguese.
Bëhet fjalë për brezin, që do trashëgojë Atdheun. Çfarë nderi dhe përgjegjësie e lartë !
Krahas urimit desha të shtoj edhe disa rreshta si reflektim.


Investimi më i madh i cdo familjeje shkon për arsimimin e fëmijëve.
Një edukim dhe arsim i cilësor, në fakt, përbën investimin më të mirë jo vetëm për familjen sot, por për familjen e bijve dhe bijave nesër. Shuma e këtyre familjeve përbëjnë vazhdimēsinë e kombit dhe atdheut.
Mësim i madh i historisë ky.
Shembuj ka, që kombe të mëdhenj apo të vegjël dallohen sot pikërisht nga cilësia e shkollave të tyre.
Për ilustrim do kujtoja Anglinë, Amerikën, Izraelin, Finlandën, Suedinë, Japoninë, etj.
Si ishte gjëndja e arsimit sot dhe dje… .


📌 Në vitet 2006-2013 !
U rrit rroga e arsimitarëve 2-3 herë !
Në 6 vite u ndërtuan 21 objekte shkollore në Kamēz !
U ul numëri nxënsëve për klasa si në vendet e BE.
Çdo maturant shkonte në shkollën e lart pa kriter mesatareje.
Tarifat e studentëve jane shumëfishuar duke e ulur ndjeshëm numërin e tyre.
Kishte konkurencë për rekrutimin e mësuesve !


📌 Në vitet 2013-2020 !
Asnje qindarkë nuk është rritur rroga, pavarësisht inflacionit !
Në 7 vite nuk u ndërtua asnjë shkollë nga qeveria, përkundrazi njē më pak “Halit Coka” në Bathore, ngelur e braktisur.
Për shkak të mungesës së shkollave është rritur numëri i nxënsëve për klasa dhe mësim me dy turne !
U është mohuar shkolla e lart për shkak tē mesatares !
Rritja e tarifave, varfëria në familje, dhjetëra të rinj kanē emigruar jashtë !


✅ Opozita sot ka njē platformë të qartë për arsimin shqiptar !
Dyfishim i pagave për arsimin!
Ndërtim objektesh parashkollore, shkollore dhe universitare !
Uljen e tarifave studentore !
Nxitjen e të rinjëve duke paguar praktikën e tyre.
Punësimin e të rinjëve dhe të rejave.
Rikthimin e emigrantëve nëpërmjet politikave fiskale, konkurencës sē ndershme, etj


✅ Zgjedhjet e reja dhe Qeveria Basha, shpresa e vetme, për rivitalizimin e arsimit, rritjen e pagave, rritjen e të punësuarēve, rritjen e nivelit jetik, integrimin dhe kthimin e vendit tonë në njē atraksion zhvillimi, turizmi dhe ripopullimi.
Mësuesit dhe fëmijët e Kamzës, janë krenari dhe vlerë e shtuar e qytetit tonë.