Mungojnë gjyqtarët, vendimi për gjyqin Tahiri-Paloka shtyhet në 23 maj

585
Shtyhet për të tetën herë rradhazi seanca për dhënien e vendimit lidhur me padinë për shpifje të ish-Ministrit Tahiri ndaj kreut të grupit parlamentare të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Shkak edhe këtë herë është bërë mosformimi i trupit gjykues në Gjykatën e Lartë. Në seancën gjyqësore mungonin gjyqtarët Aleksandër Muskaj dhe Edmond Islamaj.

Seanca e rradhës do të zhvillohet me 23 maj.

Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.
Sigal