Mungesë transparence për vjedhjen e pronës në Dhërmi, ende prokuroria hesht

801
Petraq Barjami

Irini Bua: Ndërtimi i fshatit turistik në Dhërmi nga Papuli bëhet në pronën time të vjedhur
Dje, në korridoret e Kryesisë të Kuvendit, gazetarët i kërkuan një prononcim deputetit socialist, Alket Hyseni, për akuzat publike që i janë bërë për vjedhjen e 11000 metra katrorë tokë në Dhërmi, mirëpo deputeti socialist nuk denjoi të shpjegonte, të paktën, të mohonte akuzat ndaj tij. 

Akuza e banores nga Dhërmiu: Pronën ma vodhi zyrtari, ia dha Gon Papulit të ndërtojë 
Irini Bua, banore në Dhërmi, ngriti publikisht akuzën se Alket Hyseni, asokohe me detyra të larta, sot deputet i PS-së, i vodhi 11000 metra katrorë tokë, duke falsifikuar dokumente dhe, paskëtaj, ia shiti Gon Papulit, që ky i fundit, të ndërtojë fshat turistik. Deri tani, prokuroria nuk ka vepruar, as të hapë dosje hetimore për akuzat. Disa ditë më parë, prokuroria e Lezhës ngriti akuza penale për tjetërsimin me falsifikim, të pronave në Bregdet, nga dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, midis tyre edhe kryebashkiaku i Lezhës,dhe ndaj tyre është marrë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa, tani, në rastin e akuzave, po për vjedhjen e pronave në Bregdet, nga deputeti socialist Alket Hyseni, prokuroria hesht, duke e zbatuar ligjin me 2 standarde. 

Taulant Balla: Akuzat janë politike
Dje, kryetari i PS-së dhe kryeministër, Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së. Çështja e akuzave për vjedhje të pronave nga deputeti socialist Alket Hyseni u diskutua në Grupin Parlamentar të PS-së. Deputetit Hyseni, iu kërkua që të sqarohej dhe të jepte deklaratë publike. Ndërkohë, Taulant Balla, si kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, informoi deputetët mbi sulmet ndaj deputetit Alket Hyseni, duke i cilësuar ato politike. “Jam informuar nga deputeti mbi akuzat e pabaza për një pronë të blerë, kur nuk ka qenë në detyra shtetërore dhe me të ardhura të ligjshme të krijuara para shumë viteve.” – tha Balla në mbledhjen e grupit. Më pas deputeti Hyseni ka kërkuar fjalën dhe ka sqaruar më me detaje Grupin Parlamentar, i cili tha se “Pronën e shkëmbeva në natyrë, gjyqin e fituam 8 herë”. “Atëherë, dil dhe sqarojë publikisht”, i tha kryeministri Rama.

Ja pasuria (e madhe) e deputetit socialist Alket Hyseni
Zbardhet pasuria marramendëse e deputetit Alket Hyseni. I angazhuar në disa detyra shtetërore të rëndësishme, pjesë e profesionistëve që i bashkohen pushtetit, deputet i ri në legjislaturën e fundit, Hyseni ka një pasuri të konsiderueshme, sipas vetë-deklarimit të depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe të publikuar nga “Open Data”. Sipas deklarimit të tij, ai zotëron shuma të mëdha me para në depozita bankare, si edhe pasuri të patundshme, në troje shtëpi dhe tokë bujqësore. 

Vitet 2003-2016
PASURI TE PALUAJTSHME
1) Pronar me 100 % i dy apartamenti banimi me sipërfaqe 120 m2 secili.
2) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2.
3) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 120.3 m2..
4) Pronar i tre garazheve me sipërfaqe 30 m2 secili dhe i një garazhi me sipërfaqe 50 m2.
5) Pronar me 22.2 % (zotëron 2/9 e truallit) i një trualli me sipërfaqe 1913 m2.
6) Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 225.6 m2,në Tiranë.
7) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. 
8) Garazh me sipërfaqe 12.5 m2, në Tiranë, i blerë me 13.05.2016 vlera 18 700 euro. 
9) Pronar me 100 % i një trualli me sipërfaqe 584.81 m2 dhe ndërtese me sipërfaqe 284 m2. 
Sigal