Mungesa e Ramës në kuvend / Vjosa Osmani : “Nuk e kam vënë re, por tani e mora vesh”

403
Sigal

Kreyministri Rama nuk ishte sot i pranishëm në sallën e Kuvendit, kur Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, mbajti fjalimin e saj.

E pyetur gjatë një prononcimi mediatik, Vjosa Osmani tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.

“Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di,” – tha Presidentja në detyrë e Kosovës.

Vjosa Osmani foli dhe për takimin që ka pasur me kryeministrin, Edi Rama ku tha se kishte diskuar për minischengen dhe kërkesën për miratimin e një rezolute të Parlamentit të Shqipërisë për gjenocidin serb në Kosovë.

“I thashë ato që i kam thënë publikisht, ia ka thënë edhe në takime të mëhershme (minischengen). Në mënyrë që një iniciativë rajonale të ketë suksese duhet të iniciohet nga të gjitha vendet. Kërkojmë gjithë përfshirë dhe të konsultohet Kosova para se të ecet përpara. Kemi kërkuar detaje për marrëveshjen”, tha znj. Osmani.

Meqë takimi ka qenë i mbyllur nuk më duket në rregull që të komentoj ato që ka thënë kryeministri. Besoj që e keni dëgjuar kryetarin e Kuvendit dhe Presidentit që nuk kanë pasur asgjë kundër dhe ekipet tona janë gati që të vazhdojnë punën, unë mendoj se kjo është gjëja më normale. Rezoluta e ndërkombëtarizon atë që Kosova ka kaluar”, theksoi për takimin me kryeministrin e Shqipërisë.