Muharrem Xhafa: Medja duhet të godasë fort!

749
Çfarë bie në sy! BE dhe SHBA, ndërsa “fusin hundët” në punët e shtetit shqiptar deri “për gjëra të thjeshta”, bëjnë “bla-bla” për “peshqit e mëdhenj”, të cilët u kanë vjedhur edhe ujin shqiptarëve! Njeriut të thjesht, kur vëren këtë fakt, nuk mund të mos i shkojnë në mendje, e pakta, tri gjëra:

1. Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve, a thua janë palë në pazaret e “peshqve të mëdhenj” të borgjezisë antishqiptare?!

2. BE-ja që, për pranimin e Shqipërisë në radhët e saj, vë kusht luftën “kundër korrupsionit”, pse ajo nuk vë kusht çuarjen prapa hekurave dhe konfiskimin e pasurive të “peshqve të mëdhenj”?!

3.“Peshqit e mëdhenj” ndjehen “komodë” para kësaj “heshtjeje”! Ndaj medja duhet të godasë fort në këtë çështje !
Sigal