Moti/ Temperatura të ulëta dhe kthjellimi, si nis dita e parë e dhjetorit

239
Sigal

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizoterojne kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, ku në zonat malore do të ketë edhe ngrica.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash por sërisht mbete mot pa reshje në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në vlerat minimale por rriten me 2 gradë në vlerat maksimale  duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 3  ballë.

Masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta do të mbizotërojnë në republikën e Kosovës, ndersa në zonat luginore vihet re prezenca e mjegullës dhe ngricave në zonat ku janë prezente reshjet e dëborës. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Moti në MV do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës. Gjithashtu temperaturat e ajërit do të jenë të ulëta. Parashikohet që edhe pasditja e mbrëmja të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike.