Moti/ Rriten lehtë temperaturat, kthjellime e vranësira në të gjithë vendin

159
Sigal

Dita e sotme nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit, ku sipas Meteoalb, në Luginat e lumenjve do të ketë prezencë të dukshme të mjegullës.

Ndërkohë, në orët e mesditës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm zonën e Alpeve do të kenë zhvillim të vranësirave dhe dëborë të lehtë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.