Moti për sot! Kthjellime dhe vranësira, rriten temperaturat deri në 18°C

109
Sigal

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe jugore të vendit duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar Jug.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 km/h duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 3 ballë.